Kryesore

KQZ i kërkon Prokurorisë verifikim për kandidatin e “Shtëpia e Lirisë” në Lushnje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:00 - 26/02/22 |
Opi Nion

Pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka kërkuar prokurorisë verifikim për Elton Banon, kandidatin e “Shtëpia e Lirisë” në Lushnje.

Disa ditë më parë PD ka denoncuar se kandidati për Bashkinë e Lushnjes, Bano është dënuar për vjedhje në Angli. PD i nisi KQZ një dokument ku i kërkonte hetim për kandidatin Bano.

Sipas selisë blu, kandidati Bano ka fshehur dënimin që daton në periudhën 1999-2000 dhe kërkon që ai të përjashtohet nga kandidimi.

Kjo sipas PD, është periudha kur Bano ka vetëdeklaruar qëndrimin në Angli, por ka ndryshuar vendlindjen, nga Lushnjë e ka bërë Prishtinë.

Sipas KQZ-së, nga verifikimet e bëra nga vetëdeklarimi i kandidatit, nuk janë evidentuar dënime të formës së prerë.

Pas