Aktualitet

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 12/12/22 |
Opi Nion

Prokurori i Tiranës, Kudusi Shahu është shkarkuar nga detyra ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Mësohet se ky vendim u mor nga trupi gjykues I kryesuar nga Suela Zhegu, relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Xhensila Pina.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Gerrit Sprenger.

Seanca e fundit në KPK për prokurorin Shahu është bërë para 5 ditësh, ku u analizuan kriteret e figurës dhe profesionalizmit.

Ndërkohë që në 2 nëntor u evidentuan mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë.

Ndaj prokurorit Kudisi Shahu janë depozituar gjashtë denoncime nga publiku. Në tre denoncime të vitit 2018 pretendohet për moskryerjen e veprimeve hetimore nga ana e subjektit./Opinion.al

Pas