Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në zonën e Komunës së Parisit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:24 - 12/12/22 |
Opi Nion

Një shpërthim ka ndodhur paraditen e së dielës te Komuna e Parisit në Tiranë, në një biznes në rrugën “Jusuf Vrioni”, në pronësi të shtetasit me iniciale A.C.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një sasi kapsolle detonatore të vendosur te dera e dyqanit. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës./Opinion.al

Pas