Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPA s’pranon kërkesën e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina për Markun

2018/07/05 at 5:36 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA s’pranon kërkesën e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina për Markun

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rrëzuar përcaktimet e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, në vendimet e saj, për pezullimin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.


Me vendimin e tij të sotëm KPA, ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim çështjen e çiftit të prokurorëve, Rovena Gashi dhe Dritan Gina, për pezullimin e tyre nga detyra nga kryeprokurorja Arta Marku.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina ankimuan në mes të muajit qershor në KPA vendimin e Arta Markut, e cila i pezulloi prokurorët nga detyra, për shkak të refuzimit të deklarimit të pasurisë.

Trupa e KPA ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare animimin e Ginës dhe Gashit, duke ‘ju hapur rrugë” atyre të ankohen në Gjykatën e Apelit Administrativ  dhe jo te KPA, siç “rekomandonte” Arta Marku

“Kolegji i shqyrtimit paraprak të ankimit, me vendimin nr. 2/2018 (JD), datë 21. 06. 2018, bazuar në nenin 31, nenin 31/a, paragrafi 2, germa ‘a’, si dhe në nenin 71/a të ligjit nr.  8577, datë 10. 02. 2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, vendosi:

Moskalimin për shqyrtim në seancë plenare të çështjes nr. 2/2018 (JD), datë 17. 05. 2018 me palë ankuese znj. Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina.

Objekt i këtij ankimi ishte ‘anulimi i vendimit nr. 140, datë 11. 05. 2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimi i vendimit nr. 141, datë 11. 05. 2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.’. Kolegji i shqyrtimit paraprak, i caktuar me short, ishte i përbërë nga Ina Rama relatore, Rezarta Schuetz dhe Luan Daci anëtarë”, thuhet në njoftimin e KPA-së.

Me urdhër nr. 140, dhe nr. 141, dt. 11. 05. 2018, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ka vendosur: “pezullimin e Rovena Gashi dhe Dritan Gina dhe t’i drejtohen Kolegjit te Apelimit për Ankim”.

Me këtë vendim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, është shprehur që vendimi i Arta Markut, në të cilin orienton Gashi-Ginën të ankohen në Kolegjin e Apelimit për vendimin e pezullimit, është i pasaktë. Sipas KPA-së, Arta Marku ka gabuar kur ka shënuar në vendimin e pezullimit se Gashi-Gina duhet t’i drejtohen Kolegjit të Apelimit për ankim. Kolegji i Apelimit është shprehur që Gashi-Gina duhet ti drejtojnë ankimin Gjykatës së Apelit Administrativ për ankimin e tyre. Pra, praktikisht KPA ka rrezuar përcaktimin e Arta Markut që i kërkon Gashi-Ginës të ankohen në Kolegj Apelimi nëse do të ishin kundër vendimit të pezullimit.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Shijojeni sa jeni në kohë, bananet janë drejt zhdukjes

Shijojeni sa jeni në kohë, bananet janë drejt zhdukjes

Ju prezantojmë piloten 20-vjeçare, është edhe tepër simpatike!

Ju prezantojmë piloten 20-vjeçare, është edhe tepër simpatike!

Lottie dhe Emily djegin rrjetin me të pasmet e tyre!

Lottie dhe Emily djegin rrjetin me të pasmet e tyre!
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}