Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPA largon nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Regleta Panajoti

2020/07/31 at 1:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
KPA largon nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Regleta Panajoti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten që të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti si dhe t’i heqë të drejtën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Gjithashtu, Kolegji vendosi edhe ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e konfirmoi me shumicë votash në detyrë Panajotin.

Regleta Panajoti kërkoi dorëheqjen nga detyra pas ankimit të kryer nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit subjekti i rivlerësimit nuk e justifikon pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të mjaftueshëm në këtë kriter.

Kryesuesi i trupit gjykues të KPA, Ardian Hajdari shpjegoi në fillim të seancës publike të enjten se ishte konfirmuar prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ-së, se gjyqtares Panajoti i ishte njoftuar vendimi për mbarimin e statusit sipas ligjit, në adresën e saj postare; pranë vendit ku ushtron detyrën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; në adresën elektronike, si dhe është publikuar në faqen zyrtare. Gjithashtu, KLGJ ka njoftuar se në rastin konkret ka përfunduar afati i ankimit.

Bazuar në kërkesën e KPA, Gjykata administrative e Apelit ka njoftuar se deri më datë 28 korrik, ora 16:00 nuk është depozituar asnjë ankim kundër vendimit të KLGJ për deklarimin e përfundimit të statusit të magjistratit për gjyqtaren Regleta Panajoti.

Kryesuesi Hajdari shtoi se Panajoti kishte konfirmuar nëpërmjet një email-i marrjen në dijeni të vendimit të KLGJ për mbarimin e statusit të magjistratit dhe se vullneti i saj kishte qenë dhe mbetej dorëheqja, si dhe kërkonte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit.

Pasi Kolegji i kërkoi Komisionerit Publik Florian Ballhysa që të jepte qëndrimin e tij lidhur me mundësinë e çeljes së hetimit gjyqësor, ai u shpreh se nuk ishte njohur me gjithë dokumentacionin e korrespodencës së KPA-së me institucionet.

Ballhysa tha se bazuar në dokumentacionin që dispononte vërehej se njoftimi i kryer prej Gjykatës së Tiranës ishte i pavlefshëm pasi nuk i përmbante të dhënat që kërkon ligji. “Nuk kuptohet se kujt i është njoftuar vendimi i KLGJ, ndërkohë që subjekti nuk ka qenë në punë në atë periudhë, pasi është larguar”, pohoi Komisioneri.

Gjithashtu, ai vërejti se përgjigja që Panajoti i kishte kthyer KPA në postën elektronike, nuk ishte në funksion të kërkesës për shprehjen e vullnetit të saj lidhur me procesin, por në përgjigje të njoftimit për ndryshimin e një anëtari të trupit gjykues.

Ballhysa deklaroi se sipas dokumentacionit nuk rezultonte që Panajoti të ishte njoftuar dhe se duhej të konfirmohej marrja dijeni e saj për vendimin e KLGJ për përfundimin e statusit të magjistratit. Në fund ai u shpreh se kërkesat për të verifikuar marrjen në dijeni të Panajotit për vendimin ishin kryer nga vetë Kolegji dhe se e linte në çmim të këtij të fundit vazhdimësinë e procesit.

Kolegji vlerësoi se për shkak të dorëheqjes së saj si dhe vendimit të KLGJ, Panajoti e ka humbur statusin ex officio dhe për këtë arsye nuk mund të vazhdojë procesi i rivlerësimit. Në përfundim, trupi gjykues vendosi prishjen e vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti; ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe heqjen e të drejtës për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Gjyqtarja Regleta Panajoti, ish-kandidate për një pozicion në Gjykatën Kushtetuese u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK me shumicë votash më 26 qershor 2019. Pro konfirmimit të saj votuan Genta Tafa Bungo dhe anëtarja Valbona Sanxhaktari. Ndërsa komisioneri Lulzim Hamitaj argumentoi në mendimin e pakicës se “subjekti kishte mungesë prej 3.8 milionë lekësh” dhe duhej shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm. Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik që kërkoi shkarkimin e gjyqtares Panajoti.

Në prag të fillimit të procesit të rivlerësimit në KPA, Panajoti paraqiti dorëheqjen në KLGJ që vendosi përfundimin e statusit të magjistratit./BIRN

Ju sugjerojmë

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

5 Shkurt, 2026 2:35 pm
“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit
Kronikë

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit

5 Shkurt, 2026 2:27 pm
Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?
Bota

Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?

5 Shkurt, 2026 2:23 pm
Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik
Aktualitet

Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik

5 Shkurt, 2026 2:21 pm
Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje
Kronikë

Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje

5 Shkurt, 2026 2:17 pm
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës
Kryesore

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës

5 Shkurt, 2026 2:06 pm
Para
Meta mesazh politikës: Të heqim sa më shpejtë pengesat e integrimit në BE

Meta mesazh politikës: Të heqim sa më shpejtë pengesat e integrimit në BE

Apple shtyn prezantimin e iPhone 12

Apple shtyn prezantimin e iPhone 12

Vrasja e Florian Lamçes, zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit

Vrasja e Florian Lamçes, zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit

TE FUNDIT

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
5 Shkurt, 2026

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur. Lajmi është konfirmuar nga Steve Witkoff. “Sot delegacionet e SHBA-së, Ukrainës...

Lexo më shumë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
5 Shkurt, 2026

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK. Sipas informacioneve, Golemi qëndroi për rreth tre...

Lexo më shumë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
5 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ndaj...

Lexo më shumë

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
5 Shkurt, 2026

Kremlini ka mohuar çdo lidhje të mundshme mes financierit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe shërbimeve ruse të inteligjencës, duke i cilësuar akuzat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com