Kronikë

Vrasja e Florian Lamçes, zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:48 - 31/07/20 |
Al Do

Një ditë pas vrasjes së Florian Lamçes në Elbasan, një nga të arrestuarit, Sokol Sanxhaktari, thotë se nuk kujton se përse ata janë konfliktuar.

Rreth orës 4 të mëngjesit të ditës së djeshme Florian Lamçja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike në një lokal.

Në bisedë e sipër, ata janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin tek lokal Piazza dhe kemi pirë shumë, pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”,-ka thënë Sokol Sanxhaktari përpara oficerit të policisë gjyqsore. /Opinion.al

Pas