Rajoni

Kovaçevski: Propozimi francez i volitshëm për ne



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 01/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas takimit me partnerët e koalicionit qeveritar ku është shqyrtuar propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë ka deklaruar se sot Maqedonia e Veriut është në një pozitë shumë më të volitshme.

Kovaçevski tha se në propozimin europian është pranuar dhe përcaktuar qartë gjuha maqedonase dhe se protokolli nuk do të jetë pjesë e kornizës negociuese.

“Propozimin e shohim si bazë solide për ndërtimin serioz të një qëndrimi shtetëror për mundësitë që na hapen. Në këtë propozim kemi pozicione të definuara për pranimin e qartë të gjuhës maqedonase si dhe protokolli të mos jetë në kornizën negociuese. Pozicioni ynë për nisjen e pakushtëzuar të procesit negociues dhe mbajtjes së Konferencës me BE-në është kyçur në propozimin”.

Ndërkohë, në ueb faqen e Qeverisë janë publikuar draft-dokumentet që përbëjnë propozimin e presidencës franceze me BE-në.

Sipas Zv/Kryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, në momentin kur RMV-ja dhe vendet anëtare të BE-së, do të pajtohen me kornizën negociuese, ku siç tha, çështjet historike nuk do të jenë pjesë të kësaj kornize, do të thirret Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Pas