Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kotec

2016/02/28 at 8:38 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kotec

Nga Edmond TUPJA


E pabesueshme, por e vërtetë: Për herë të parë që nga shembja historike e sistemit të dështuar komunist në Shqipëri, Kuvendi ynë i nderuar pluralist u ka krijuar, para pak ditësh, disa miqve të mi, midis atyre edhe Françesk Armadhit, përshtypjen e një…. koteci! E një koteci madhështor, hijerëndë e zulmëmadh, por e një koteci zhangëllues, gjithsesi.

E një koteci ku, që prej dy vjetësh e gjysmë, shumica parlamentare, d.m.th. pozita, pjell premtime të
mëdha të krahasueshme me vezë superkrijesash parahistorike, por që ende po çelin tek­tuk vetëm ca si
zogj harabelash.

Tek­tuk, tik­tak, por aspak tak­fak. Dhe ja që pakica parlamentare, d.m.th. opozita, duke e humbur
durimin e brishtë, mendoi se pas kaq kohësh (dy vjet e gjysmë nuk janë pak), me siguri që vezët e pozitës, rreth 300 000, po aq sa vende të reja pune të premtuara për tërë pulat e gjelat e Shqipërisë sonë tmerrësisht demokratike, të gjitha për t’iu shpërndarë kësaj shpezërie pa dallime diskriminuese, përveçse dallimeve partiake, ashtu si edhe shërbimet mjekësore falas, të premtuara gjithashtu, pra, vezët e pozitës, tek ngroheshin e mërdhinin njëkohësisht, duhej të ishin bërë llukë, gjithnjë sipas opozitës; rrjedhimisht kjo do të ketë thënë me vete: “Let’s have a look!”

Dhe kështu veproi, pa ndonjë luks të tepruar. Por ku i gjeti vezët? Te karriget e rehatshme të KuvendKotecit?
Diku poshtë copës së tyre të butë të mbushur me pupla pulash? Vetëm me pupla pulash? Po ndonjë gjurmë glase të tharë a kishte? Pse i gjeti kaq vonë opozita këto vezë, pas dy vjetësh e gjysmë kakarisjesh pa fund e pa duk, pa fat e pa grat, me gjithë bashkëqeverisjen e dy krerëve të majtë në aleancë e në unitet të plotë e të pathyeshëm mendimi e veprimi, ndonëse proverbi ynë thekson që
“S’këndojnë dot dy këndezë në të njëjtin harem­qymez”?

Nga ana tjetër, mirë që opozita e gjeti (Eureka! Si Arkimedi) ku ishin fshehur vezët, por si e vërtetoi që
ishin vërtet llukë? Mos vallë theu ndonjërën prej atyre dhe e ndjeu erën e skaduar? Sidoqoftë, përderisa
i hodhi ato “në drejtimin e duhur”, sipas logos rozë apo mav(r)i të fushatës së zgjedhjeve të fundit
vendore në Tiranë, ato vezë intriguese vetëm erë parfumesh të rralla franceze nuk mund të binin
kurrsesi.

Fatmirësisht për pozitën, por fatkeqësisht për opozitën, vezët e hedhura në drejtimin e duhur nuk qëlluan në shenjë dhe dyshemeja e nderuar e Kuvend­Kotecit u indinjua jashtëzakonisht për këtë ndotje të neveritshme, por u ngushëllua duke e përgëzuar tavanit, oponentin e saj të natyrshëm sipëran, që nuk e pësoi edhe ai një ndotje të tillë, sepse, po të kishte ndodhur kështu, salla e seancave plenare të Kuvend­Kotecit do të ishte kthyer pashmangësisht në një shpellë plot stalaktite e stalagmite lëvozhgash vezësh, me gunga e degëzime ku pulat dhe gjelat, sa të njërit krah, ashtu edhe të tjetrit, do të hipnin për të kaluar natën pas debateve të ndezura, gjatë të cilave ndërsa njëri krah do ta bënte vezën deve,
mizën buall dhe qimen tra, krahu tjetër do t’i thoshte “U bë veza të mësojë pulën!”; në këtë mënyrë, do të vazhdonin akuzat e kundërakuzat e ndërsjella të tipit “pozita të jep vezë pa të verdhë” – “opozita përpëlitet si veza në prush”, “pozita e merr vezën që në bark të pulës” – “opozitës i ka ngecur veza kryq” etj., etj.
Së fundi, ia vlen të theksohet se incidenti me vezët e hedhura para pak ditësh në Kuvend­Kotecin e Shqipërisë sonë tmerrësisht demokratike nuk do të ishte asgjë sikur, në vend të vezëve, të ishin hedhur, për shembull, ftonj, arra kokosi ose shalqinj në drejtimin e duhur apo të gabuar, pak rëndësi ka, sikur pulat (ka­ka­ka) dhe këndezët (kiki­ki) të përlesheshin, kërlesheshin e gramshalesheshin midis tyre, deri në atë pikë sa trupat e NATO­s dhe ato të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të detyroheshin të
ndërhynin për të rivendosur rendin në Kuvend­Kotecin tonë vezak të papërsëritshëm jo vetëm në rruzullin tokësor, por edhe në Galaktikën tonë të pafund.

Botuar në gazetën Panorama



Ju sugjerojmë

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
Aktualitet

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

3 Qershor, 2025 8:03 pm
U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn
Aktualitet

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

3 Qershor, 2025 7:52 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin

3 Qershor, 2025 7:43 pm
“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!
Politikë

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!

3 Qershor, 2025 7:34 pm
Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite
Bota

Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite

3 Qershor, 2025 7:15 pm
VIDEO/ Ukraina shpërthen urën që lidh Rusinë me Krimenë
Bota

VIDEO/ Ukraina shpërthen urën që lidh Rusinë me Krimenë

3 Qershor, 2025 6:42 pm
Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke
Rajoni

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke

3 Qershor, 2025 6:02 pm
Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
Rajoni

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

3 Qershor, 2025 5:57 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

3 Qershor, 2025 5:55 pm
PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Kryesore

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

3 Qershor, 2025 5:51 pm
Para
Tani në “Opinion”/ Vangjeli: Kerry nuk kishte pse ta takonte Metën, pasi nuk është homologu i tij

Ku hyjnë vezët dalin fjalët

Ja pse duhet të dëgjoni vazhdimisht muzikë me familjen

Ja pse duhet të dëgjoni vazhdimisht muzikë me familjen

Shqiptarët dhe një histori dashurie në shënimet e historianit Hopf

Shqiptarët dhe një histori dashurie në shënimet e historianit Hopf

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
3 Qershor, 2025

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij. Deri më tani nuk bëhet me...

Lexo më shumë

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn
3 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arber Çekajn, i cili akuzohet për trafikimin...

Lexo më shumë

Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin

Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
3 Qershor, 2025

Pas dy ditësh në arrati, policia e kryeqytetit ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili  plagosi një 15-vjeçar në një...

Lexo më shumë

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!
3 Qershor, 2025

Pedagogia dhe tashmë edhe deputetja e Partisë Socialiste në Parlamentin e ri, Iris Luarasi ka folur lidhur me situatën politike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com