Kryesore

Kosovë/ Ulen rastet e reja me COVID, 5 vdekje në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 26/09/21 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 5 viktima nga COVID-19.

Gjithashtu mësohet se gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 77 raste të infektuara me virus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës sot janë shëruar 696 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152 mijë e 758.

Njoftimi i plotë
26 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës. Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 4.322 testime, 77 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758 Në total numri i rasteve aktive është 4.176

Pas