Rajoni

Kosovë, rritet numri i të infektuarve me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:19 - 04/04/20 |
el ida

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka konfirmuar edhe tre raste pozitive në testet për koronavirus.

Përmes një komunikate për media, IKPSHK-ja njoftoi se në total janë testuar 138 mostra dhe se të infektuarit janë kryesisht raste kontakti dhe të hospitalizuar në Klinikën Infektive.

Rastet pozitive vijnë nga Mitrovica e Veriut, dhe e cojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 135.

Nga COVID-19, në Kosovë deri më tani ka humbur jetën një person dhe janë shëruar 16. /Opinion.al

Pas