Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Reagime nga qytetarët për krizën energjetike

2021/12/28 at 6:45 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë/ Reagime nga qytetarët për krizën energjetike

Ndërsa Kosova përballet me krizën më të rëndë energjetike në dekada, Xhelal Gashi po shqyrton mundësinë e mbylljes së furrës së tij në Prishtinë ku punësohen 10 persona, pasi, siç thotë ai, çmimi i naftës për gjeneratorin është i papërballueshëm.

“Zakonisht paguaj 300 euro në muaj për faturën e energjisë elektrike, por tani jam duke shpenzuar 100-110 euro në ditë për të blerë naftë për gjeneratorin”, thotë Gashi.

Me të njëjtin problem po përballen edhe shumë biznese dhe familje në Kosovë që kur KEDS, kompania e shpërndarjes së energjisë, njoftoi për ndërprerje dy orëshe të energjisë elektrike gjatë ditës.

Vendet në të gjithë Evropën po përballen me rritje të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, kryesisht për shkak të shtimit të kërkesës.

Kjo ka ndikuar negativisht në Kosovë, një vend me prodhim të ulët të brendshëm të eneregjisë. Për shkak të defekteve teknike dhe motit të ftohtë, prodhimi është pakësuar edhe më tej, duke detyruar vendin të importojë energji më shumë se zakonisht.

Shumica e energjisë në Kosovë prodhohet nga dy termocentrale të vjetra me qymyr, ndërsa normalisht vendi importon 10 deri 15 për qind të energjisë, shifër kjo që në këtë periudhë krize është rritur në 40 për qind.

“Për pasojë, Kosova po importon energji që nuk ishte planifikuar nga tregjet”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters, Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmesionit, që përfaqëson operatorët e shpërndarjes së energjisë elektrike në mbarë Evropën, duke shtuar, se kërkesa e tepërt nga Kosova kërcënon furnizimin në gjithë Evropën.

Termocentralet e Kosovës punojnë me linjit, një qymyr që prodhon ndotje të mëdha toksike. Të dhënat zyrtare tregojnë se Kosova është vendi i pestë në botë me rezervat më të mëdha të linjitit, 12 deri 14 miliardë tonë.

Por vartësia e saj nga qymyri dhe paqëndrueshmëria politike, ka mbajtur larg vendit investitorët e huaj, duke e vështirësuar përmirësimin e infrastrukturës energjetike.

“Për çdo vendim të qeverisë, qoftë për riparimin e njësive ekzistuese të termocentraleve ose ndërtimin e termocentraleve të reja, mund të duhen të paktën pesë vite. Pyetja ime është se çfarë do të ndodhë gjatë pesë viteve të ardhshme kur nuk i kemi kapacitetet e reja?”, thotë Trim Tërnava, ekspert i energjisë .

Ndërsa kriza energjitike në Kosovë nuk duket të jetë afër fundit, Gani Fazlia, mjeshtër gjeneratorësh, po përjeton rritje të kërkesës për punën e tij.

“Po më duhet të rregullojë nga 15 gjeneratorë në ditë. Për një njeri kjo është e pamundur. Unë i vetëm mund t’i rregullojë 5 ose 6”, thotë zoti Fazlia, ndërsa dy klientë prisnin jashtë dyqanit për të rregulluar gjeneratorët e tyre të vjetër./ VOA

Ju sugjerojmë

Popullsia e Shqipërisë në tranzicion, 1 në 4 persona mbi 60 vjeç në vitin 2023
Te Fundit

Popullsia e Shqipërisë në tranzicion, 1 në 4 persona mbi 60 vjeç në vitin 2023

8 Qershor, 2023 8:56 am
Takimi i ministrave të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS, Xhaçka mbërrin në Riad
Aktualitet

Takimi i ministrave të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS, Xhaçka mbërrin në Riad

8 Qershor, 2023 8:50 am
Trumpit mund t’i ngrihen akuza për posedimin e disa dokumente të klasifikuara
Bota

Trumpit mund t’i ngrihen akuza për posedimin e disa dokumente të klasifikuara

8 Qershor, 2023 8:37 am
Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës për të shmangur pasojat nga Perëndimi?
Rajoni

Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës për të shmangur pasojat nga Perëndimi?

8 Qershor, 2023 8:25 am
Vranësira e ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme
Aktualitet

Moti/ Kthjellime dhe vranësira, temperaturat shkojnë deri në 30 gradë

8 Qershor, 2023 8:21 am
Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 8 qershor 2023

8 Qershor, 2023 8:09 am
Puna nga shtëpia me pagesë të mirë rezulton mashtrim
Aktualitet

Puna nga shtëpia me pagesë të mirë rezulton mashtrim

7 Qershor, 2023 10:00 pm
Zyrtare/ E konfirmon Messi: Kam zgjedhur Inter Miamin
Sport

Zyrtare/ E konfirmon Messi: Kam zgjedhur Inter Miamin

7 Qershor, 2023 9:38 pm
“Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh qytetares paratë e aksidentit
Aktualitet

“Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh qytetares paratë e aksidentit

7 Qershor, 2023 9:23 pm
“Shkelje të statutit”, Bardhi tregon pse nuk mund të zgjidhet kryetari i PD në 29 korrik
Kryesore

“Shkelje të statutit”, Bardhi tregon pse nuk mund të zgjidhet kryetari i PD në 29 korrik

7 Qershor, 2023 9:19 pm
Para
Bie aksidentalisht në përrua, ndërron jetë 58-vjeçari

Njëra makinë e rrëzon në tokë, ndërsa tjetra e shtyp për vdekje 56-vjeçarin

Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike për ditët e festave

Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike për ditët e festave

SHBA-ja ndihmon Ukrainën që të forcojë kufijtë me Rusinë

SHBA-ja ndihmon Ukrainën që të forcojë kufijtë me Rusinë

TE FUNDIT

Popullsia e Shqipërisë në tranzicion, 1 në 4 persona mbi 60 vjeç në vitin 2023

Popullsia e Shqipërisë në tranzicion, 1 në 4 persona mbi 60 vjeç në vitin 2023
8 Qershor, 2023

Popullsia e Shqipërisë përveç se po rrudhet me shpejtësi nga viti në vit, po pëson tranzicion, ku moshat e reja...

Lexo më shumë

Takimi i ministrave të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS, Xhaçka mbërrin në Riad

Takimi i ministrave të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS, Xhaçka mbërrin në Riad
8 Qershor, 2023

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mbërritur në Riad të Arabisë Saudite ku këtë të enjte...

Lexo më shumë

Trumpit mund t’i ngrihen akuza për posedimin e disa dokumente të klasifikuara

Trumpit mund t’i ngrihen akuza për posedimin e disa dokumente të klasifikuara
8 Qershor, 2023

Ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit, i është thënë se ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim penal lidhur me...

Lexo më shumë

Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës për të shmangur pasojat nga Perëndimi?

Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës për të shmangur pasojat nga Perëndimi?
8 Qershor, 2023

Nuk ka pasur kërkesa eksplicite ndaj partive opozitare në Kosovës nga ana e të dërguarve të posaçme të Shteteve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com