Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Reagime nga qytetarët për krizën energjetike

2021/12/28 at 6:45 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë/ Reagime nga qytetarët për krizën energjetike

Ndërsa Kosova përballet me krizën më të rëndë energjetike në dekada, Xhelal Gashi po shqyrton mundësinë e mbylljes së furrës së tij në Prishtinë ku punësohen 10 persona, pasi, siç thotë ai, çmimi i naftës për gjeneratorin është i papërballueshëm.

“Zakonisht paguaj 300 euro në muaj për faturën e energjisë elektrike, por tani jam duke shpenzuar 100-110 euro në ditë për të blerë naftë për gjeneratorin”, thotë Gashi.

Me të njëjtin problem po përballen edhe shumë biznese dhe familje në Kosovë që kur KEDS, kompania e shpërndarjes së energjisë, njoftoi për ndërprerje dy orëshe të energjisë elektrike gjatë ditës.

Vendet në të gjithë Evropën po përballen me rritje të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, kryesisht për shkak të shtimit të kërkesës.

Kjo ka ndikuar negativisht në Kosovë, një vend me prodhim të ulët të brendshëm të eneregjisë. Për shkak të defekteve teknike dhe motit të ftohtë, prodhimi është pakësuar edhe më tej, duke detyruar vendin të importojë energji më shumë se zakonisht.

Shumica e energjisë në Kosovë prodhohet nga dy termocentrale të vjetra me qymyr, ndërsa normalisht vendi importon 10 deri 15 për qind të energjisë, shifër kjo që në këtë periudhë krize është rritur në 40 për qind.

“Për pasojë, Kosova po importon energji që nuk ishte planifikuar nga tregjet”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters, Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmesionit, që përfaqëson operatorët e shpërndarjes së energjisë elektrike në mbarë Evropën, duke shtuar, se kërkesa e tepërt nga Kosova kërcënon furnizimin në gjithë Evropën.

Termocentralet e Kosovës punojnë me linjit, një qymyr që prodhon ndotje të mëdha toksike. Të dhënat zyrtare tregojnë se Kosova është vendi i pestë në botë me rezervat më të mëdha të linjitit, 12 deri 14 miliardë tonë.

Por vartësia e saj nga qymyri dhe paqëndrueshmëria politike, ka mbajtur larg vendit investitorët e huaj, duke e vështirësuar përmirësimin e infrastrukturës energjetike.

“Për çdo vendim të qeverisë, qoftë për riparimin e njësive ekzistuese të termocentraleve ose ndërtimin e termocentraleve të reja, mund të duhen të paktën pesë vite. Pyetja ime është se çfarë do të ndodhë gjatë pesë viteve të ardhshme kur nuk i kemi kapacitetet e reja?”, thotë Trim Tërnava, ekspert i energjisë .

Ndërsa kriza energjitike në Kosovë nuk duket të jetë afër fundit, Gani Fazlia, mjeshtër gjeneratorësh, po përjeton rritje të kërkesës për punën e tij.

“Po më duhet të rregullojë nga 15 gjeneratorë në ditë. Për një njeri kjo është e pamundur. Unë i vetëm mund t’i rregullojë 5 ose 6”, thotë zoti Fazlia, ndërsa dy klientë prisnin jashtë dyqanit për të rregulluar gjeneratorët e tyre të vjetër./ VOA

Ju sugjerojmë

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia
Kryesore

Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia

2 Shkurt, 2026 4:01 pm
I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar
Rajoni

I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar

2 Shkurt, 2026 4:00 pm
Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale
Kryesore

Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale

2 Shkurt, 2026 3:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Epstein, trafik organesh nga Maqedonia, trutë e 1000 personave u trafikua nga Shkupi

2 Shkurt, 2026 3:43 pm
Ronaldo “bojkoton” Al Nassr, krisen marrëdhëniet me arabët
Sport

Ronaldo “bojkoton” Al Nassr, krisen marrëdhëniet me arabët

2 Shkurt, 2026 3:41 pm
Para
Bie aksidentalisht në përrua, ndërron jetë 58-vjeçari

Njëra makinë e rrëzon në tokë, ndërsa tjetra e shtyp për vdekje 56-vjeçarin

Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike për ditët e festave

Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike për ditët e festave

SHBA-ja ndihmon Ukrainën që të forcojë kufijtë me Rusinë

SHBA-ja ndihmon Ukrainën që të forcojë kufijtë me Rusinë

TE FUNDIT

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
2 Shkurt, 2026

Protesta e fundit e opozitës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte një mesazh për regjimin e Ramës dhe...

Lexo më shumë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
2 Shkurt, 2026

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga rrugët e Tiranës, ku makinat...

Lexo më shumë

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
2 Shkurt, 2026

Pesë persona janë arrestuar në Gjermani me dyshimin për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas shpërthimit të luftës...

Lexo më shumë

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
2 Shkurt, 2026

Pasi deputetët i dolën kundër për bojkotin e Reformës Territoriale, duket se Sali Berisha është tërhequr. Bashkëkryetari Luçiano Boçi deklaroi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com