Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë: Presidenti Thaçi përkujton viktimat serbe të luftës

2016/12/12 at 5:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë: Presidenti Thaçi përkujton viktimat serbe të luftës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri thirrje për pajtim në Kosovë dhe ndriçimin e së vërtetës për viktimat e luftës së viteve 1998-1999


Ai qëndroi në fshatin Hoçë e Madhe të komunës së Rahovecit dhe në Suharekë në Kosovën jugperëndimore për të përkujtuar viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

“Sapo vumë lule në këtë përkujtimore për 84 qytetarë serbë të Kosovës për të përkujtuar viktimat, pa dallim nacionaliteti. Jemi këtu për të kërkuar të vërtetën dhe për të kërkuar pajtim ”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi.

Duke nënvizuar se për të vërtetën kërkohet sakrificë, ai shtoi se “për pajtim, secili prej nesh duhet ngritur mbi vetveten” dhe se kjo “duhet të bëhet në emër dhe në shërbim të së ardhmes demokratike të Kosovës”.

Presidenti Thaçi, kërkoi që sa më parë të zbardhet fati i të zhdukurve dhe që “të ngadhënjejë drejtësia dhe të ndodhë pajtimi”.

Kosova tha ai, nuk duhet të mbetet peng i të kaluarës, por duhet të ndërtojë të ardhmen evropiane . Ai tha se gjykuar nga takimet që ka pasur me familjarët e të zhdukurve të të gjitha komuniteteve, është optimist për pajtimin në Kosovë.

“Gjatë takimeve që kam pasur me familjarë të të pagjeturve, kam mësuar një të vërtetë të dhimbshme, por edhe optimiste për të ardhmen e Kosovës. Familjarët e të pagjeturve më kanë treguar se dhimbja i ka bashkuar dhe tani janë një familje që ndan dhimbjen por edhe dëshirën për pajtim”, tha ai.

Ndërkaq në komunën e Suharekës ai nderoi familjen Berisha, dhjetëra anëtarë të së cilës ishin vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovës duke bërë thirrje për drejtësi dhe për ndriçimin e plotë të çështjes së të zhdukurve në Kosovë.

Edhe 17 vjet pas luftës, nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1 mijë e 600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve, të përkatësisë kombëtare shqiptare./ Burimi: VOA

 



Ju sugjerojmë

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

9 Qershor, 2026 11:13 pm
Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
Aktualitet

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

9 Qershor, 2026 9:56 pm
Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
Politikë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

9 Qershor, 2026 9:28 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

9 Qershor, 2026 8:53 pm
Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate
Politikë

Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate

9 Qershor, 2026 8:49 pm
Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja
Kryesore

Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja

9 Qershor, 2026 8:48 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit

9 Qershor, 2026 8:25 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Lehtësisht mund ta bombardoj Iranin, por zgjedh marrëveshjen

9 Qershor, 2026 8:16 pm
Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:55 pm
Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë
Aktualitet

Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:21 pm
Para
A e dinit se mund ta karikoni celularin tuaj nga qepa?

A e dinit se mund ta karikoni celularin tuaj nga qepa?

Sulmi me 86 të vdekur, arrestohen disa shqiptarë në Francë

Sulmi me 86 të vdekur, arrestohen disa shqiptarë në Francë

Astrit Patozi: Kë po sfidon “rilindja” e Prengës

A mund të na shërbejë Shkupi si model?
















TE FUNDIT

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
9 Qershor, 2026

Një raport i ri i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të mandatuar nga OKB-ja ka ngritur alarmin për situatën...

Lexo më shumë

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
9 Qershor, 2026

Ashtu siç është bërë tashëm traditë, pas disa ore qëndresë para kryeministrisë për dorëheqjen e qeverisë dhe Edi Ramës, mijëra...

Lexo më shumë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
9 Qershor, 2026

Kryeministri Rama foli nga Fieri lidhur me debatet publike për investimet strategjike, protestat mjedisore dhe zhvillimin ekonomik në disa zona...

Lexo më shumë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
9 Qershor, 2026

Pas rreth tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me thirrje për “dorëheqje” të qeverisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}