Rajoni

Kosovë/ Një viktimë nga Covid-19, rritet numri i rasteve të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 13/10/20 |
Opi Nion

Kosova ka shënuar 98 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit si dhe një humbje jete. Gjithashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se kanë fituar betejën me COVID-19, 37 persona.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 685 persona prej të cilëve kanë rezultuar 98 pozitivë me COVID-19.

Deri tani që nga fillimi i pandemisë numri i rasteve aktive në Kosovë ka shkuar në 1.291.

Rastet pozitive janë regjistruar në komunën Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë./ Opinion.al

Pas