Politikë

Meta: Numërimi mbrapsht për Ramën dhe Sektin që përfaqëson, ka filluar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:48 - 13/10/20 |
Al Do

Tensionet mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama vijojnë të jenë të larta.

Pas ironisë së kryeministrit Rama se Meta mund të vendosë në maskën e tij mbrojtëse portretin e Vojo Kushit, kreu i shtetit ka reaguar duke e cilësuar kryeministrin “Esati i Rilindjes”.

Në një status në Facebook, Meta ka akuzuar me një gjuhë të ashpër kryeministrin Rama duke e quajtur zëdhënës të armiqve të kombit, armik të socialistëve idealiste dhe peng i armiqve të Shqipërisë.

Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun! Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave. Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe NUK DO NDALET! TRE MILIONË ILIRË NË 25 PRILL I KA GATI! Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua? Mezi po të pres!”, shkruan Meta. /Opinion.al

Pas