Rajoni

Kosovë/ Në pranga 8 persona për skema piramidale dhe lojëra fati


               Publikuar në : 22:10 - 24/08/19 |
Al Do

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, së bashku me forcat e Policisë së Kosovës, kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Arrestimet vijnë pas aksionit në trembëdhjetë vende ku në tetë prej tyre janë sekuestruar dëshmi si; kompjutera, celularë, para dhe bileta të lojërave të fatit.

“Në lidhje me këtë operacion janë intervistuar personat e dyshuar, ndërsa për ecurinë e zbatimit të urdhrit për kontroll në vazhdimësi është informuar prokurori i shtetit dhe me vendim të prokurorit shtatë nga personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Opinion.al

Pas