Rajoni

Kosovë/ Krim brenda familjes, vret gruan dhe fëmijët pastaj veten (Detaje)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:19 - 30/12/20 |
Semiljana Azizi

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotmenë Pozharan të Vitisë, në Kosovë, është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Sipas prokurorisë, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka vrarë bashkëshorten e tij të identifikuar me iniciale M.Z. dhe dy fëmijët e tij,  H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Vrasësi i dyshuar është emigrant që punon dhe jeton mes Zvicrës dhe  Kosovës ka thënë Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.

Ndërkaq ai ka ngurruar të jap më shumë detaje lidhur me krimin.

“Fatkeqësisht është e vërtetë. Kemi katër viktima të një familjeje. Për momentin nuk i dimë detajet se si kanë shkuar gjërat deri tek vrasjet. Unë jam në vendngjarje e nuk mund të vë re gjithçka.

Është këtu edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore. Rasti ka ndodhur në orën 18:10. Fatkeqësisht është vrasje familjare, por për gjininë dhe si ngjau gjithçka, nuk mund të dimë më shumë. Prokuroi i rastit është këtu dhe trupat e pajetë do të tërhiqen për ekzaminim”, tha ai./Opinion.al

Pas