Rajoni

Kosovë/Banorët e një fshati ndalojnë politikanët që të shkojnë për fushatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:08 - 23/01/21 |
Semiljana Azizi

Banorët e lagjes Marosh të fshatit Damjan në Gjakovë, kanë marrë vendim që të mos lejojnë asnjë parti politike për të zhvilluar fushatë në lagjen e tyre.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, arsye për këtë vendim është një rrugë që nuk është rregulluar asnjëherë, pavarësisht premtimeve që janë bërë në çdo fushatë elektorale. Banorët shprehen gjithashtu se nuk do të votojnë as në zgjedhjet të cilat pritet të mbahen në 14 shkurt, sepse për ta bërë të kalueshme rrugën është dashur të investojnë vetë.

Sipas Komunës së Gjakovës, thuhet se arsyeja e vonesës së rehabilitimit të kësaj rruge është për shkak se gjysma e rrugës i takon qytetit të Prizrenit, prandaj  presin që ta bëjnë në bashkëfinancim me ta e me Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë./Opinion.al

Pas