Rajoni

Kosovë, 2 viktima dhe 49 raste të reja me Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:39 - 14/05/21 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar 49 raste pozitive me Covid-19 nga 1.835 teste të kryera.

Po në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore njoftojnë se kanë humbur betejën me Covid-19, 2 persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç). Ndërsa rastet pozitive janë nga komunat: Leposaviq 8 raste, Prishtinë 7 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Ferizaj 3 raste, Prizren 3 raste, Drenas 2 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë dhe Skenderaj.

Numri total i rasteve pozitive prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 106.803 raste ndërsa kanë humbur betejën me koronavirusin 2.220 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë./Opinion.al

Pas