Bota

Sulm në xhami, regjistrohen 12 viktima në Afganistan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:42 - 14/05/21 |
Opi Nion

Një sulm ka ndodhur ditën e sotme në një xhami në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, teksa bëhet me dije se së paku 12 vetë kaë ndërruar jetë.

Sulmi ndodhi në ditën e dytë të armëpushimit të deklaruar nga Qeveria afgane dhe militantët talibanë, me rastin e Festës së Bajramit.

Zëdhënësi i policisë në Kabul, Ferdaës Framurz, ka njoftuar se sulmi ndodhi gjatë faljes së Xhumasë në një xhami të qarkut Shakar Darah.

Sipas tij, 15 vetë të tjerë u plagosën, ndërsa imami i xhamisë, Mofti Naiman, është në mesin e të vrarëve. Ndërkohë që konfirmohet se deri më tani përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Teksa nga ana tjetër zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi i tij nuk qëndron pas sulmit.

Sjellim në vëmendje se në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i tërheqin trupat e veta nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë.

Deri më 11 shtator pritet të tërhiqen të gjitha trupat amerikane, ashtu si edhe forcat e tjera të NATO-s, të pranishme në Afganistan./Opinion.al

Pas