Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovarët e akuzojnë për krime lufte, KFOR-i e fton në Kosovë. Kush është gjenerali serb që kosovarët nuk e duan në shtetin e tyre?

2015/11/23 at 9:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovarët e akuzojnë për krime lufte, KFOR-i e fton në Kosovë. Kush është gjenerali serb që kosovarët nuk e duan në shtetin e tyre?

Izbica, Çikatova, Qirezi janë vetëm disa nga fshatrat e Drenicës që në momentet kur flitet për to të shkojnë në mendje vrasjet dhe krimet e kryera aty nga serbët në pranverën e vitit 1998.

Përgjegjësia për këto vrasje, sipas dokumentacionit nga Tribunali i Hagës dhe dëshmitarëve okularë e oficerëve serbë, të mbledhura nga Fondi për të Drejtën Humanitare, bien mbi Brigadën Motorizuese 37, e udhëhequr atëkohë nga gjenerali Ljubisha Dikovic, tani shef i shtabit të Ushtrisë Serbe, i cili ka vizituar së fundmi Prishtinën me ftesë të KFOR, raporton KTV.

23 faqe është dosja e parë mbi krimet e luftës të bëra në Kosovë mbi shefin e Ushtrisë së Serbisë, ndersa ekziston edhe një dosje e dytë, por që kurrë Prokuroritë nuk u morën me to.

Bekim Blakaj, që udhëheq Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ka thënë se Brigada 37, komandant i së cilës ka qenë Dikovici, ka operuar në Drenicë dhe është përgjegjëse për disa krime që kanë ndodhur atje.

Megjithëse, Blakaj është i vetëdijshëm që KFOR­i e ka partner ushtrinë serbe dhe takimet e tilla janë të pashmangshme, sipas tij, ardhja e Dikovicit në Prishtinë ka qenë vendim i pamatur dhe është fyerje për viktimat e luftës.

Përveç këtyre edhe varrezat në Rashkë dyshohet të jenë vepër e shefit të ushtrisë serbe, pasi ekzistojnë fakte që trupat e shqiptarëve janë bartur nga Drenica për në Serbi, bartje që është kryer nga brigada që është udhëhequr nga Dikovici.

Ky dyshim forcohet edhe për faktin se vetëm pak metra larg vendit ku u gjetën trupat e mbi 50 shqiptarëve në Rashkë ndodhet edhe kazerma e Brigadës së Dikovicit.

Por, pavarësisht kësaj, institucionet e Kosovës nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme për vizitën e njeriut që mbahet përgjegjës për disa nga masakrat më të mëdha në Drenicë.

KTV­ja ka provuar ta ketë një prononcim nga Qeveria, por e gjitha ka mbetur në tentativë. Ndërkohë, as KFOR­i nuk ka dashur ta komentojë vizitën e shefit të Ushtrisë Serbe në Kosovë, duke thënë se gjithçka është në web faqen e tyre.

E në fakt aty vetëm tregohet se vendimi ishte marrë si përgjigje ndaj përkushtimit të vazhdueshëm të Serbisë në normalizimin e hapësirës ajrore në Ballkan dhe reflekton bashkëpunimin pozitiv mes KFOR­it dhe forcave të armatosura serbe brenda kornizës së komisionit për zbatimin e përbashkët.

“Lirimi i hapësirës së sigurt ajrore është hap i rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore ballkanike. Kjo tregon që rajoni është në rrugë të integritetit të plotë në hapësirën evropiane ajrore”, është thënë në komunikatën e KFOR­it.

E përveç reagimeve opozitare, ka reaguar edhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, duke theksuar se bazuar në vetë faktin që Serbia ende nuk ka kërkuar zyrtarisht falje për krimet e kryera në Kosovë dhe se ende nuk është vënë drejtësia në vend për këto krime, KFOR­i duhet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës për këtë provokim dhe ofendim të rëndë që u është bërë viktimave dhe familjeve të tyre.

Edhe drejtoresha e Fondit për të Drejtën humanitare në Beograd, Natasha Kandic, është shprehur e habitur se si KFOR­i e ka lejuar hyrjen në Kosovë të kryeshefit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikovic, kur dihet se Dikoviq akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë (që ndërlidhen me rastin “Rudnicë).

Kanic në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka shtruar pyetjen se si është e mundur që komandanti i KFOR­it nuk i zbaton vendimet dhe qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, përmes të cilave i ndalohet Dikovicit hyrja në territorin e Kosovës.

“Mendoj se kjo është gjë mjaft e keqe, meqë dëshmon se KFOR­i me gjasë nuk është sa duhet i informuar për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në raport me disa zyrtarë të lartë të Serbisë, të cilët që janë nën dyshime publike për përgjegjësi dhe pjesëmarrje në kryerjen e krimeve të luftës të njësiteve që kanë komanduar”, ka thënë ajo.

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
New York Times: Çfarë mendon Roberto Saviano për ISIS?

New York Times: Çfarë mendon Roberto Saviano për ISIS?

Sot në Opinion

Sot në Opinion

Çmendet RyanAir. Shikoni se sa do ti ulë biletat..

Çmendet RyanAir. Shikoni se sa do ti ulë biletat..

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com