Rajoni

Kosova publikon shifrat, 12 viktima dhe 271 të infektuar me COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 23/12/20 |
Semiljana Azizi

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 271 raste të​ reja me koronavirus, pas kryerjes së​ 1,066 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas të dhënave 417 persona janë shëruar nga virusi COVID-19, kurse raste aktive aktualisht janë 10,721.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 49,577 të infektuar dhe 1,284 pacientë të vdekur./Opinion.al

Pas