Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova në agjendën e Këshillit të Sigurimit më 21 tetor, çështjet kryesore

2020/10/04 at 5:42 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kosova në agjendën e Këshillit të Sigurimit më 21 tetor, çështjet kryesore

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë takimin informues të radhës për Kosovën më 21 tetor. Është ky takimi i dytë për këtë vit, pas atij të mbajtur më 24 prill.


Rusia drejton aktualisht presidencën mujore të Këshillit të Sigurimit. Ambasadori rus pranë OKB, Vasili Nebenzia, shpjegoi se më 8 tetor Këshilli i Sigurimit do të mblidhet fizikisht në sallën e vet, 7 muaj pas mbajtjes së takimeve në rrugë virtuale për shkak të Covid19. Nuk dihet aktualisht në çfarë forme do të mbahet takimi për Kosovën. Në muajin prill takimi u zhvillua virtualisht.

Sipas njoftimeve paraprake të “securitycouncilreport.org” i Dërguari Special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të informojë Këshillin e Sigurimit për zhvillimet e fundit në Kosovë. Deri më 9 tetor, anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të marrin në dorë raportin për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterrez. Mbi bazën e tij, anëtarët e Këshillit të Sigurimit përgatisin fjalën që do të mbajnë në takim.

Zhvillimet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nënshkruan më 4 shtator marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Nënshkrimi u bë në Shtëpinë e Bardhë në prezencë të presidentit amerikan Donald Tramp, mbasi delegacionet zhvilluan dy ditë bisedime në prani të administratës amerikane. Marrëveshja fokusohet kryesisht në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve dhe rikonfirmon disa nga marrëveshjet e vendosura më parë, si ajo për vendosjen e transportit hekurudhor dhe ndërtimin e një autostrade midis Prishtinës dhe Beogradit. Po ashtu është rënë dakord për të shtyrë me një vit kërkimin nga Kosova të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe fushatën serbe për të bindur vendet që e kanë njohur Kosovën, që të kthejnë mbrapsht njohjet.

Më tej marrëveshjet përmbajnë përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin: Kosova dhe Izraeli të njohin njëri tjetrin, dhe Serbia të vendosë ambasadën e vet në Jeruzalem. Si Kosova ashtu dhe Serbia kanë rënë dakord që t’i quajnë Hezbollahët organizatë terroriste. Kur folën për mediat si Vuçiç ashtu edhe Hoti dhanë interpretime të ndryshme për marrëveshjet. Vuçiç tha se Serbia nuk ka nënshkruar marrëveshje trilaterale, por vetëm marrëveshje bilaterale me SHBA, që nuk përfshin njohjen e një pale të tretë, duke bërë aludime për Kosovën. Kurse Hoti, e quajti marrëveshjen hap përpara për të arritur tek marrëveshja finale dhe njohja reciproke.

Bisedimet e nivelit të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës, të drejtuara nga Bashkimi Europian u mbajtën në muajin korrik, mbas një pushimi 20 mujorësh.

Vuçiç dhe Hoti ranë dakord për të zhvilluar dialog në takimin e nivelit të lartë mbajtur më 10 korrik me presidentin francez Emanuel Makron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Më 7 shtator përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrei, organizoi në Bruksel një takim me Vuçiç-in dhe Hotin. Para takimit, Vuçiç dhe Hoti dhanë një deklaratë të përbashkët ku konfirmuan vazhdimin e dialogut Beograd- Prishtinë të drejtuar nga BE dhe vunë theksin në prioritetin që ka integrimi i vendeve në BE. Ata thanë se marrëveshja e nënshkruar në Uashington mund të kontribuojë për arritjen e “marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”.

Të njëjtën ditë zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano shprehu shqetësim për vendimin e Serbisë që të zhvendosë ambasadën e vet në Jeruzalem, vendim që bie ndesh me qëndrimin e përbashkët të BE lidhur me statusin e Jeruzalemit. Si përgjigje ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, tha se vendimi për zhvendosjen e ambasadës do të diskutohet nga qeveria dhe se vendimi do të varet nga faktorë të tjerë, përfshirë edhe zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejshme me Izraelin.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit Special ngriti një aktakuzë së bashku me Dhomat Speciale të Kosovës (KSC) ndaj presidentit Hashim Thaçi, ndër të tjera për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Thaçi u mor në pyetje nga prokurorët në Hagë, ku u paraqit vullnetarisht më 13 korrik. Ai i hodhi poshtë të gjitha akuzat. Më 24 shtator, Zyra e Prokurorit Special arrestoi ish oficerin e UÇK, Salih Mustafa në bazë të një urdhërarresti lëshuar nga Dhomat Speciale të Kosovës. Deri tani asnjë hollësi nuk është dhënë për specifikën e akuzave të ngritura kundër Mustafës.

Çështjet kryesore dhe mundësitë

Ruajtja e stabilitetit në Kosovë mbetet shqetësimi kryesor i Këshillit të Sigurimit. Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të monitorojë përpjekjet diplomatike për të përparuar me dialogun Prishtinë- Beograd dhe çdo lloj përpjekjeje për të arritur marrëveshjen finale për Kosovën.

Ndërkohë që dialogu Beograd- Prishtinë i organizuar nga BE vazhdon, një nga çështjet që shqetëson Këshillin e Sigurimit është moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, veçanërisht asaj për ngritjen e komunave serbe në veriun e Kosovës, të banuara nga shumicë serbe. Me të lidhet edhe çështja e rolit që mund të luajë UNMIK në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Këshilli i Sigurimit do të ndjekë nga afër zhvillimet që lidhen me Dhomat Speciale të Kosovës, KSC. Një nga çështjet me të cilat do të merret Këshilli i Sigurimit është bashkëpunimi i Kosovës me KSC, duke patur parasysh se disa aktorë politikë të Kosovës kanë kritikuar punën e KSC. Nëse Kosova do të limitizojë bashkëpunimin me Dhomat Speciale, Këshilli i Sigurimit do të lëshojë një deklaratë që t’i bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahet angazhimeve të saj ndaj gjykatës.

Disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit, sidomos ato të P3, (Franca, Britania e Madhe dhe SHBA) vazhdojnë të kërkojnë rrallimin e ciklit të raportimeve të UNMIK në Këshillin e Sigurimit dhe mbylljen e UNMIK-ut, duke patur parasysh stabilitetin relativ në bazë. Ndërkohë që Këshilli i Sigurimit ka arritur një marrëveshje në shkurt të 2018-ës, për uljen e frekuencës së raportimeve, ai mund t’i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB të bëjë një rishikim strategjik të UNMIK-ut, duke parë edhe efektivitetin e misionit.

Dinamika në Këshillin e Sigurimit dhe më gjerë

Kosova mbetet një çështje “me intensitet të ulët” për Këshillin e Sigurimit, thuhet prej kohësh nga Këshilli i Sigurimit, duke përmendur këtë term teknik për të thënë që Kosova nuk është çështje emergjente për Këshillin. Termi ka shpjegimin e vet në fjalorin e konflikteve. Për Këshillin e Sigurimit, Kosova është çështje që ndiqet nga afër prej vendeve me interesa të veçantë për rajonin. Kjo pjesërisht për shkak të epërsisë që organizatat rajonale, si BE, NATO dhe OSBE kanë në lidhje me problemet që lidhen me Kosovën.

Po ashtu pozicione krejt të ndryshme vazhdojnë të ekzistojnë midis anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, kur bëhet fjalë për Kosovën. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë tendenca suportive për qeverinë e saj. Kina dhe Rusia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe mbështesin me forcë pozicionin e Serbisë. Mes anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Sigurimit, Irlanda dhe Norvegjia e kanë njohur Kosovën. SHBA është ithtare e mbylljes së UNMIK-ut, duke patur parasysh nivelin e stabilitetit në Kosovë. SHBA po ashtu thotë se UNMIK ka staf të mbingarkuar dhe shfrytëzon burime që janë shumë më të mëdha se sa përgjegjësia që mban, burime që mund të përdoren diku gjetkë ku ka situata më emergjente. Çështja e modifikimit të mandatit të UNMIK-ut dhe mbyllja e mundshme e tij mund të vendoset në rend të ditës në periudhën që pason, po të rritet numri i anëtarëve të Këshillit që mbështesin këtë pozicion.

Ndërkohë që misionet e OKB nëpër botë diskutohen rregullisht nga Këshilli i Sigurimit, mandati i UNMIK-ut është pa limit. Çdo përpjekje për ta ndryshuar mandatin do të kërkojë rezolutë të re, gjë që kundërshtohet dhe mund të bllokohet nga Rusia./ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Para
Stuhi e fuqishme në Francë dhe Itali, raportohen viktima dhe të zhdukur

Stuhi e fuqishme në Francë dhe Itali, raportohen viktima dhe të zhdukur

Tramp po trajtohet me deksametazon pas rënies së nivelit të oksigjenit

Tramp po trajtohet me deksametazon pas rënies së nivelit të oksigjenit

Rama: Do jetë një vit shkollor shumë herë më i gjatë e më i vështirë

"Nuk kemi parashikuar paketë të tretë", Rama: Nuk shoh një mbyllje të dytë
















TE FUNDIT

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment reflektimi dhe krenarie, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet...

Lexo më shumë

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
14 Qershor, 2026

Në episodin e sotëm të podkastit ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama foli për protestat, që kanë hyrë në ditën e 15-të....

Lexo më shumë

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar se anulimet...

Lexo më shumë

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
14 Qershor, 2026

Pas numërimit të 20 për qind të votave të ardhura me postë nga diaspora Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 karrige...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}