Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korrupsion me tenderin e uniformave të policisë, dënohen me burg 10 ish-zyrtarët

2021/12/30 at 4:53 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Korrupsion me tenderin e uniformave të policisë, dënohen me burg 10 ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit burgim ish-drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari.


Ajo u arrestua për korrupsion me tenderin në uniformat e Policisë së Shtetit.

Naqellari është deklaruar fajtore, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe i ndalohet për 5 vitet e ardhshme ushtrimi i të drejtës për funksione publike.

Po ashtu GJKKO ka dënuar me burg dhe 9 ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme:

Flutura Çekrezi dënohet me 1 vit burg

Anisa Bogdani dënohet me 10 muaj burg

Ani Omuri dënohet me 10 muaj burg

Aurora Mulla, dënohet me 10 muaj burg

Klevis Hasani, dënohet me 10 muaj burg

Kreshnik Bejkaj dënohet me 10 muaj burg

Gëzim Mingaj dënohet me 10 muaj burg

Mariglen Buzali dënohet me 10 muaj burg

Famtir Demneri dënohet me 10 muaj burg

“1.Deklarimin fajtore të të pandehures Edlira Naqellari, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Edlira Naqellari me 1 (një) vit burgim.
  • Vuajtja e dënimit për të pandehurën Edlira Naqellari fillon nga dita e arrestimit të saj dhe do të kryhet në një Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për gratë.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Edlira Naqellari për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtore të të pandehures Flutura Çekrezi, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Flutura Çekrezi me 1 (një) vit burgim.
  • Vuajtja e dënimit për të pandehurën Flutura Çekrezi fillon nga dita e arrestimit të saj dhe do tëm kryhet në një Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për gratë.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Flutura Çekrezi për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtore të të pandehures Anisa Bogdani, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Anisa Bogdani me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Anisa Bogdani ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
  • Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e caktuar ndaj të pandehures Anisa Bogdani me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Anisa Bogdani për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtore të të pandehures Ani Omuri, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Ani Omuri me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Ani Omuri ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
  • Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehures Ani Omuri me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurës Ani Omuri nga ambjentet e paraburgimit nëse ajo nuk mbahet e arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si e dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Ani Omuri për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtore të të pandehures Aurora Mulla, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Aurora Mulla me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Aurora Mulla ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Aurora Mulla për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kleivis Hasani, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kleivis Hasani me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e urdhëruar të pandehurin Kleivis Hasani që të kryejë 80 (tetëdhjetë) orë pune në interes publik.
  • Puna në interes publik të kryhet brenda afatit prej 6 (gjashtë) muajsh nga dita e marrjes se vendimit formë të prerë.
  • Detyrohet i pandehuri Kleivis Hasani që të mbaje kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
  • Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Kleivis Hasani me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit Kleivis Hasani nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Bejkaj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kreshnik Bejkaj me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Vuajtja e dënimit për të pandehurin Kreshnik Bejkaj fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Kreshnik Bejkaj për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Mingaj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gëzim Mingaj me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurin Gëzim Mingaj ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
  • Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Gëzim Mingaj me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit Gëzim Mingaj nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Demneri, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fatmir Demneri me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fatmir Demneri fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Fatmir Demneri për të ushtruar funksione publike për një afat 1 (një) vjeçar.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mariglen Buzali, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Mariglen Buzali me 10 (dhjetë) muaj burgim.
  • Vuajtja e dënimit për të pandehurin Mariglen Buzali fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  • Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Mariglen Buzali për të ushtruar funksione publike për një afat 1 (një) vjeçar.
  1. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurit në këtë process gjyqësor, av. Shpëtim Kodhelaj të shpërblehet nga shteti sipas tarifave përkatëse.
  2. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqesore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit”,-njofton GJKKO.


Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
I moshuari gjendet i vdekur në banesë,fqinjët u alarmuan pas erës së rëndë

Po e rregullonte, autobusi zë poshtë shoferin në Lushnjë

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetari Vladimir Grillo

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetari Vladimir Grillo

Covid-19 në Shqipëri/ 617 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
















TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com