Aktualitet

Korrupsion dhe kontrabandë në Morinë, SPAK dërgon për gjykim 34 persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:05 - 26/10/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimin për policët e pikëkalimit kufitar të Morinës dhe ka dërguar për gjykim 34 punonjës.

SPAK thotë se policët e kësaj pike kufitare akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandë me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas prokurorisë së Posaçme, janë dokumentuar 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.11.2020, ka regjistruar procedimi penal nr. 272, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Procedimi penal nr. 272/2020, ka filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, mbi dyshime për përfshirjen e disa prej punonjësve të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë në veprimtari të paligjshme për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal “Kontrabandës me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, etj, parashikuar nga nenet 172 dhe 298 të Kodit Penal.

Nga hetimi i kryer me metoda speciale të hetimit është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të policisë në Drejtorine Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.Veprimet e kundraligjëshme konsistonin në rastet të shumta koruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Gjatë këtij hetimi janë dokumentuar 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe personave të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Pas një hetimi objektiv dhe të gjithëanshëm janë caktuar masa sigurimi personal për 34 persona, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 248, 259, 25  dhe 245/1 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve janë marrë në cilësinë e të pandehurit dhe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.272 të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve:

  1. Fran Kacorri, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  2. Atli Jashari, i akuzuarpërkryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.
  3. Lahert Sulo, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  4. Ani Hoxholli, i akuzuar kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  5. Emilton Asllanaj,i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  6. Halim Shehu, i akuzuarpërkryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunimparashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal.
  7. Arben Kastrati, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  8. Arjan Sokoli, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  9. Dashnor Braha, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  10. Elidjana Toçila, e akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  11. Endrit Uka, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  12. Fatri Iseberi,i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunimparashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal.
  13. Fatri Braha, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  14. Artan Redhaj, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  15. Gëzim Duraku (Gjuta), i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  16. Haqif Halilaj, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  17. Kapllan Dogjani, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  18. Mimoza Shahinaj (Ismaili), e akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  19. Muhamet Cengu, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  20. Rezarta Lako, e akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  21. Urim Lami, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  22. Vehbi Nerguti, i akuzuarpërkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  23. Vojsava Selmani, e akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  24. Xhuliana Maksutaj, e akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  25. Ylber Hoxha (Istrefi), i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  26. Bedri Duraku, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  27. Avni Tërshalla, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  28. Arben Goçi, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  29. Reni Dokolli, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  30. Shpëtim Cenaj, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  31. Sulë Onuzi, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
  32. Klevis Salkurti, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.
  33. Xhafer Elezi, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.
  34. Sazan Ibra, i akuzuar përkryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.

 

Pas