Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 5 numri i personave të vdekur, ndërsa në 123, ai i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Ministria sqaron se ka humbur jetën një pacient 49 vjeç nga Tirana, i cili vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.
Harta e të prekurve nga COVID-19 tani është shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
• Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë
Ministria informon se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente./Opinion.al