Life Style

Koronavirusi/ Qendra tregtare në Tajlandë vendos pedale në ashensorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:29 - 22/05/20 |
Opi Nion

Një qendër tregtare në Tajlandë ka ndërruar butonat e ashensorit për levizje me pedalet e këmbëve, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, për të ndihmuar në rivendosjen e normalitetit dhe për t’i nxitur blerësit të shpenzojnë përsëri.

Konsumatorët në sheshin Seacon të Bangkok u befasuan këtë javë kur panë pedale para ashensorëve dhe brenda tyre, por e mirëpritën përmirësimin e ri pa duar, si një veprim të zgjuar për të qëndruar të shëndetshëm.

‘Ata bënë një punë të mirë në përgatitjen e kësaj veçantie. Ndihem shumë më e sigurt sepse ne i përdorim duart tona për të bërë gjëra të ndryshme gjatë gjithë kohës,’- tha një kliente. ‘Tani që ne mund të përdorim këmbët për të shtypur ashensorin, është vërtet e shkëlqyeshme.’

Tajlanda hapi qendra tregtare dhe dyqane, të dielën për herë të parë që nga muaji mars, pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit po ngadalësohet. Në total, në vend janë konfirmuar 3.034 raste dhe 56 vdekje. / Opinion.al

Pas