Bota

Koronavirusi, pasagjerët e parë zbresin nga anija në karantinë


               Publikuar në : 13:49 - 19/02/20 |
el ida

Pasagjerët e parë që rezultuan negativë ndaj koronavirusit të ri filluan të largohen pas 14 ditësh karantinë, nga anija “Diamond Princess”, e ankoruar në Japoni.

Ndërsa numri i të infektuarve vazhdon të rritet, pasagjerët e përshkruan si tepër të vështirë situatën brenda në anije, ndërkaq shtete të ndryshme po evakuojnë qytetarët e tyre nga mjeti lundrues.

Të dielën, Shtetet e Bashkuara evakuuan rreth 400 qytetarë të tyre, duke i vendosur në karantinë në një bazë ushtarake në Teksas. Gjithashtu, Kanadaja, Australia dhe Britania e Madhe do t’i mbajnë në izolim shtetasit e riatdhesuar për 14 ditë të tjera.

Të paktën 542 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit të kësaj anije u infektuan nga virusi Covid-19, shifra më e lartë kjo e të prekurve jashtë Kinës kontinentale.

I njohur si Koronavirusi, virusi vdekjeprurës ka marrë mbi 2000 jetë njërëzish në Kinë. Rastet e konfirmuara në Kinën kontinentale janë 74 mijë e 185, ndërsa 700 janë regjistruar në vende të tjera./Opinion.al

Pas