Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, si paraqitet situata në spitalet COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:12 - 03/09/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se në harkun kohor të 24 orëve, në vendin tonë kanë humbur jetën 5 persona dhe janë konfirmuar me koronavirus 116 raste të reja.

Ndërkohë, ka vijuar rritja e personave që kanë fituar betejën me COVID-19,  bëhet me dije se janë shëruar 150 persona të tjerë. Në total numri i të shëruarve ka shkuar në 5732.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes./ Opinion.al

Pas