Kryesore

Përgatitjet për zgjedhjet, Rama mbledh kryebashkiakët në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:35 - 03/09/20 |
Opi Nion

Partia Socialiste vijon përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Mësohet se ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Elbasan kryebashkiakët socialistë të Shqipërisë.

Ky takim vjen dy ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS në të njëjtin qytet. Në fokus të diskutimit do jenë objektivat për zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në vitin 2021.

Pas krybashkiakëve, pritet që Rama të mbledhë dhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në takimin e dy ditëve më parë të grupit parlamentar të PS, kryeministri caktoi dhe drejtuesit politikë nëpër qarqe.

Rama do të marrë drejtimin e Durrësit, Ilir Beqaj në Shkodër, ndërsa Tirana do të ndahet mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ervin Bushatit. Kujtojmë që kryeministri Rama para dy ditëve kërkoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, duke u shprehur se shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se ai./ Opinion.al

Pas