Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri/ Çfarë po ndodh brenda spitaleve Covid


               Publikuar në : 11:19 - 11/04/20 |
el ida

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.

Ministria njofton se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 53 të shtruar, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, njoftohet se aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 7 pacientë të shtruar, 5 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.”, u shpreh Rakacolli në informimin e përditshëm.

Sakaq, 17 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 433 të infektuar./Opinion.al

 

Pas