Bota

Koronavirusi në SHBA, shkon mbi 400 mijë numri i viktimave në total


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:54 - 19/01/21 |
Opi Nion

SHBA vijon të regjistrojë shifra të larta të viktimave nga pandemia COVID-19. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i viktimave në SHBA ka shkuar mbi 400,000.

Ndërkohë, numri total i të infektuarve shkon përtej shifrës 24 milionë. Vdekjet nga koronavirus kanë shënuar rritje në dy të tretën e shteteve amerikane, ndërkohë që ka nisur të raportohet edhe për variante të reja të këtij virusi.

Deri më 17 janar, Kalifornia, shtet me 40 milionë banorë, ka regjistruar 36,633 vdekje të lidhura me COVID-19.

Më 18 janar, Kalifornia është bërë shteti i parë amerikan që ka regjistruar 3 milionë të infektuar me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia.

Referuar situatës, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo u ka bërë thirrje autoriteteve federale që të kufizojnë udhëtimet nga vendet kur janë regjistruar variantet e reja të koronavirusit, përfshirë Britaninë e Madhe, Afrikën Jugore dhe Brazilin.

“Ndaloni ardhjen e këtyre njerëzve këtu. Pse po lejoni njerëzit që të udhëtojnë në këtë shtet dhe më pas bëhet shumë vonë?” ka pyetur Cuomo./ Opinion.al

Pas