Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi në SHBA/ Parashikohet bilanc tragjik deri në janar

2020/09/06 at 5:23 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nju Jorku vuan, 170 mijë të prekur nga COVID-19

Më shumë se 410 mijë amerikanë mund të vdesin nga COVID-19 deri më 1 janar të vitit 2021, sipas modelit të fundit të zhvilluar nga Instituti i universitetit të Uashingtonit mbi Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), një institut kërkimor që punon në fushën e statistikave globale të shëndetit dhe vlerëson ndikimin e tyre.


Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 188,500 vdekje të dielën dhe më shumë se 6,2 milionë raste të konfirmuara me koronavirus, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins. Nëse modeli IHME-së, i publikuar të premten, është i saktë, kjo do të nënkuptojë se përgjatë më shumë se tre muajve të ardhshëm do të shënoheshin rreth 222 mijë vdekje.

“Ne presim që niveli ditor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, për shkak të sezonit dhe vigjilencës në rënie të publikut, të arrijë gati 3,000 në ditë në muajin dhjetor“, thanë përfaqësues të këtij insituti, që e konsideron veten si një qendër e pavarur kërkimore.

Më parë u parashikuan 317,697 vdekje deri më 1 dhjetor.

Sidoqoftë, studiuesit në IHME-së thanë se nëse përdorimi i maskave do të bëhej gati i përgjithshëm, 222 mijë vdekjet e parashikuara mund të përgjysmoheshin. Anasjelltas nëse lehtësohen kufizimet, shifra do të ishte shumë më e lartë deri në vitin e ri.

“Rritja e përdorimit të maskave në nivelet që shihen në Singapor do të ulte numrin e vdekjeve në 288 mijë ose do të shpëtoheshin 122 mijë jetë njerëzish. Nëse nuk do të ketë asnjë ndërhyrje të mëtejshme të qeverisë duke filluar nga tani deri në 1 janar, numri i të vdekurve mund të rritet në 620 mijë“, bëri të ditur IHME-ja.

Modeli IHME-së është një nga më agresivët krahasuar me 35 modele të përdorura për të parashikuar vdekjet nga COVID-19. Sipas parashikimit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili u publikua të enjten, deri më 26 Shtator numri i vdekjeve në SHBA do të arrinte në 211 mijë. Parashikimi i këtij modeli në rang botëror ishte edhe më i rëndë, sipas të cilit vdekjet do të trefishoheshin në 2.8 milionë deri në 1 janar 2021.

India raportoi 86,432 raste të reja COVID-19 të shtunën, duke çuar numrin total të infeksioneve në mbi 4,1 të dielën sipas universitetit Johns Hopkins. SHBA udhëheq botën për nga numri i infeksioneve me COVID me mbi 6.2 milionë raste ndërsa Brazili renditet i dyti me mbi 4.1 milionë raste. Koronavirusi ka krijuar probleme të mëdha në disa zona në Meksikë aq sa qeverive lokale u kanë mbaruar çertifikatat e vdekjes.

Zyrtarët meksikanë njoftuan se janë shtypur një milion formularë të rinj.

Meksika ka regjistruar mbi 67 mijë vdekje si pasojë e COVID-19, duke e radhitur atë pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë për nga numri i vdekjeve si pasojë e pandemisë. SHBA ka regjistruar 188,554 vdekje, Brazili 126,203 dhe India ka 70,626, tha Johns Hopkins.

Organizata “Amnesty International” njoftoi këtë javë se 1,320 punonjës të shëndetësisë në Meksikë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, shifrat më të larta se çdo vend tjetër i botës. Në përgjithësi, të paktën 7 mijë punonjës të shëndetësisë kanë vdekur nga virusi.

Sipas një analize që agjencia “Reuters” u ka bërë të dhënave të qeverisë meksikane, punonjësit e kujdesit shëndetësor në atë vend kanë katër herë më shumë gjasa të vdesin sesa punëtorët e këtij sektori në SHBA.

Rastet e reja me koronavirus vazhdojnë të shfaqen në Korenë e Jugut, vend që për një farë kohe u duk se e kishte bllokuar virusin. Autoritetet njoftuan të shtunën se 115 nga 168 rastet e reja u shfaqën në Seul.

Zelanda e Re njoftoi të shtunën se kishte regjistruar vdekjen e saj të 24-të nga COVID-19. Joseph Williams, me profesion mjek dhe ish-kryeministër i ishujve Cook, u bë viktima e 24-të./ VOA



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Diplomati Fatos Tarifa preket nga Covid: Vuajtje të një magnitude tjetër

Diplomati Fatos Tarifa preket nga Covid: Vuajtje të një magnitude tjetër

“Kaq vjet këtu, mbeta pa leje qëndrimi”, shqiptari kërcënon me vetëvrasje

"Kaq vjet këtu, mbeta pa leje qëndrimi", shqiptari kërcënon me vetëvrasje

Pushuesi kosovar ndërron jetë në Velipojë

Futet në det për t'u larë, ndërron jetë pushuesi nga Kosova
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com