Rajoni

Koronavirusi në Kosovë, rëndohet situata në spitale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 30/06/20 |
Opi Nion

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë të shtrirë 111 raste me Covid-19.

Në raportimin ditor të kësaj klinike thuhet se “66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se disa pacientë me Covid-19 janë të shtrirë edhe në objektin e Mjekësisë Sportive dhe në Klinikën e Pulmologjisë.

Kosova ka konfirmuar gjithsej 2,799 raste me koronavirus; prej tyre, 1,506 janë shëruar, ndërsa 50 kanë vdekur.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, porositi qytetarët të martën se bartja e maskave është obligative.

Pas