Kronikë

Prokurori italian: Mes 37 të arrestuarve ka edhe zyrtarë shtetërorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:06 - 30/06/20 |
Opi Nion

37 persona u arrestuan gjatë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve italiane dhe shqiptare. Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3.5 ton drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë, vlera e së cilës është 40 milionë euro.

Po ashtu, u sekuestruan, një sipërfaqe toke, shtatë makina dhe 15 apartamente. Ndëkrohë, gjatë konferencës së Përbashkët për shtyp drejtuesit e lartë të akuzës Italianeka dhënë deklarta të forta.

Prokurori i Barit dhe numri dy i Eurojust, Filipo Spezia është shprehur se në këtë operacion anti-droge janë angazhuar skuadrat më të përgatitura të cilat janë vënë përballë grupit kriminal, në të cilin janë të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë.

 “Autoritetet kanë krijuar aleancë kundër krimit. Operacioni u koordinua nga Eurojust. Kjo skuadër e vendosur përballë grupit kriminal, është skuadra më e përgatitur për t’u vënë përballë krimit. Duhet të merret shembull për të ardhmen dhe për të gjithë vendet e tjera. Krimi shqiptar përdor tashmë kufijtë detarë. Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe dua të evidentoj diçka shumë të rëndësishme. Kemi nevojë për vëmendje gjatë gjithë kohës, ta kemi “shqisën” e zgjuar. Kjo strukturë që u vu përballë këtij grupi goditi në kohën e duhur”, tha Spezia.

Ndërkohë mësohet se autoritetet italiane kanë insistuar që asnjë emër të mos bëhet publik pasi hetimet ende vijojnë./Opinion.al

Pas