Rajoni

Koronavirusi në Kosovë, konfirmohen 77 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:20 - 17/06/20 |
Opi Nion

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka deklaruar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 77 raste të reja me koronaviurs.

Kjo është shifër më e ulët krahasuar me një ditë më parë, kur Kosova regjistroi numër rekord të të infektuarve me koronavirus brenda një dite, përkatësisht 141 raste.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, më së shumti raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 21.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas njoftimit, nuk është shëruar asnjë person, aktualisht numri i të shëruarve nga sëmundja Covid-19 vazhdon të mbetet 968.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më tani, janë regjistruar 1.833 raste, prej tyre, 34 pacientë kanë vdekur.

Pas