Bota

Koronavirusi në Itali/ Ulen rastet ditore, rritet numri i viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 14/09/20 |
Al Do

Ministria e Shëndetësisë Italiane njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi, 7 më shumë se dje.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.624

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistrua një ulje e rasteve të reja 1008, nga 1458 që ishin dje. Kjo e çon totalin e reasteve në 288,763 që nga fillimi i pandemisë.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 125 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.901 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103464.

Pas