Bota

Koronavirusi në Itali, mbi 6900 dhe 251 vdekje në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:48 - 11/05/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Itali raportojnë se janë regjistruar 6.946 raste të reja të infektimit me koronavirus pas kryerjes së rreth 286,428 testimeve në 24 orët e fundit.

Shkalla e pozitivitetit në vendin fqinj qëndron në 2.4%, nga 3.7% që ishte të hënën.

Po në 24 orët e fundit janë regjistruar 251 vdekje, duke e çuar numrin total të viktimave në 123,282 që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë kanë fituar betejën me COVID-19 , 16,503 pacientë.

Duket se situata e pandemisë është përmirësuar në Itali pasi njësitë e kujdesit intensiv ranë me 102 pacientë, ndërsa sot janë 490 më pak pacientë të shtruar në pavijone të tjera Covid./Opinion.al

Pas