Bota

Koronavirusi/ Mbi 10 mijë viktima në Itali, 889 në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 28/03/20 |
Al Do

Në Itali, 889 persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit nga COVID-19 sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet ditën e sotme. Kjo bën numri i jetëve të humbura për shkak të pandemisë në Itali të kalojë 10 mijë.

Sa i përket numri të rasteve të reja ato janë 3,651, një rënie nga dita e djeshme ku u raportuan 4,401 raste. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Itali është rreth 90 mijë.

Lajmi i mirë është se numri i personave të shëruar është trefishuar krahësuar me ditën e djeshme. 1,434 persona e kanë kaluar sëmundjen krahësuar me vetëm 589 që u raportuan dje. Në total rreth 12 mijë persona janë shëruar nga koronavirusi. /Opinion.al

Pas