InstaBIZ

VIDEO/ “Në këtë jemi bashkë” ndërtesa më e lartë e Dubait ‘flet’ shqip


               Publikuar në : 18:46 - 28/03/20 |
Al Do

Në këtë krizë botërore të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, personeli mjekësor, pajisjet mbrojtëse dhe respiratorët janë kthyer në armën kryesore që kërkohet tashmë kudo për të luftuar sëmundjen.

Megjithatë gjestet motivuese janë gjithashtu të rëndësishme pasi rreth cereku i popullsisë së botës tashmë është mbyllur në shtëpi si e vetmja mënyrë për të mos përhapur më shumë virusin.

Një thirrje e vecantë për njerëzit që të mbajnë lartë moralin e tyre ka ardhur nga Dubai. Ndërtesa më e lartë e tij Burj Khalifa, ‘foli’ në të gjitha gjuhët e botës përfshi edhe shqipen.

“Në këtë jemi të gjithë bashkë” ishte mesazhi që ndricoi në të gjitha gjuhët për ti thënë njerëzimit që kjo krizë kërkon një përpjekje nga të gjithë së bashku për tu kaluar. /Opinion.al

Pas