Mbretëria e Bashkuar ka për qëllim që deri në fund të vitit do të testojë popullsinë në masë.
Lajmi u bë me dije nga Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, të enjten.
Britania ka parashikuar 500 milionë paund për testim e të gjithë popullsisë, një politikë, e cila sipas kryeministrit Johnson do t’i japë fund rregullit të distancimit social.
Për këtë qëllim do të përdoret testi i shpejtë Covid, duke mundësuar testimin javor të komunitetit. Kjo skemë do të nisë me fëmijët e shkollave./Opinion.al