Aktualitet

Tension para rafinerisë së Ballshit, naftëtarët përplasen me policinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 03/09/20 |
el ida

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit janë mbledhur për të protestuar përpara uzinës pasi kërkojnë të nënshkruajnë kontratat e punës.

Pas disa përpjekjeve ata kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e uzinës duke u përplasur me uniformat blu.

Ka qenë kreu i sindikatës Sokol Dautaj, i cili pas diskutimeve me përfaqësues të firmës ka qetësuar paksa situatën duke deklaruar se firmosja e kontratave kolektive sipas reparteve, do të bëhet ditën e sotme.

“Me shkresat që bëmë parmbrëmë ju filloni si punëtor fillestar në rafineri. Po them një gjë dhe nuk shans që fjalën tuaj ta tjetërsojë askush. Zonja ofron një pagë që unë e dëgjoj.

Pagat dhe kontratat do të vazhdojnë efiçente në datën 7. Të gjthë punëtorët do hyjnë. Nuk ka shanse që një punëtor të mbetet jashtë“, tha përfaqësuesi i sindikatës./Opinion.al

Pas