Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.
93 persona humbën jetën në 24 orët e fundit në shtetin fqinj, teksa janë konfirmuar 4033 raste të reja me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 301103, ndërkohë 802 janë të intubuar.
Numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24-orëshe u regjistrua 28 Nëntor 2020, kur 121 pacientë vdiqën.