Rajoni

Koronavirusi/ 9 viktima dhe 445 raste të reja në Maqedoninë e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:42 - 14/10/20 |
Opi Nion

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 445 raste të reja me sëmundjen COVID-19 dhe 9 viktima. Rastet e reja rezultuan nga testimi i 2,441 mostrave në 24 orët e fundit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të këtij viti. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup: gjithsej 249 raste.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 21,636. Prej tyre, 809 pacientë kanë vdekur, 16,591 janë shëruar, ndërsa aktive mbeten edhe 4,236 raste./ Opinion.al

Pas