Bota

Koronavirusi/ 655 persona humbin jetën brenda 24 orëve në Spanjë


               Publikuar në : 12:05 - 26/03/20 |
Opi Nion

Duket se situata nga koronavirusi në Spanjë po përkeqësohet çdo ditë edhe më shumë. Mësohet se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 655 persona, duke e çuar në 4089 numrin total të viktimave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56000 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid-19 në vend, 8578 se sa një ditë më parë.

Spanja ka kaluar  Kinën për numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19, që numëron 3,281 viktima, duke u renditur i dyti pas Italisë./Opinion.al

Pas