Bota

Infektohet kleriku i Vatikanit, jeton në një rezidencë me Papën


               Publikuar në : 12:06 - 26/03/20 |
el ida

Një klerik i Vatikanit, i cili jeton në të njëjtën rezidencë më Papa Françeskun, është shtruar në spital pasi ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Kleriku, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vite që banon në shtëpinë e miqve të Shën Martës në Selinë e Shenjtë. Këtë godinë Papa e përdor si rezidencë, për të konsumuar vaktet e tij si dhe për takime zyrtare.

Sidoqoftë Ati i Shenjtë, vijon të jetë i izoluar që nga e ftohura që kaloi muajin e shkuar.

Nga ana tjetër, Italia vijon të mbetet epiqendra e Europës për shpërthimin e virusit dhe ka regjistruar më shumë vdekje se Kina për shkak të koronavirusit./Opinion.al

Pas