Bota

Koronavirusi/ 12 viktima në Itali, rritet numri i rasteve të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:44 - 10/07/20 |
Opi Nion

Ditët e fundit Italia po përballet me shtim të rasteve të reja me koronavirus.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 276 persona, nga të cilët 135 vetëm në rajonin e Lombardisë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19.

Deri tani, në Itali janë infektuar 242,639 persona, nga të cilët 34,938 kanë ndërruar jetë./ Opinion.al

Pas