Kronikë

Korçë/ Transportonin 20 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 02/07/20 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Korçës pasi janë kapur teksa transportonin 20 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se në pranga kanë rënë K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, R. R., 29 vjeç, banues në Sauk, Tiranë, K. B., 27 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

Këta transportonin emigrantë të paligjshëm nga fshati Eçmenik në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 500 euro dhe iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Transportimi i shtetasve të huaj kryhej, me mjetin tip “Roulotte”, me drejtues shtetasin K. Sh., ndërsa dy shtetasit e tjerë R. R., dhe K. B.,udhëtonin me mjetin tip “Volkswagen Golf”, të cilët në afërsi të fshatit Gështenjas, gjatë ndjekjes së tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe u ndaluan.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./ Opinion.al

Pas