Kronikë

Korçë, makina del nga rruga, plagoset 27-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 07/11/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maliq.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq.

27-vjeçari me inicialet A. M., banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë i riu ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Pas