Kronikë

40-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë të renë në Greqi, e rrahu kur ajo rezistoi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 07/11/22 |
Opi Nion

Oficerët e policisë greke arrestuan një 40-vjeçar shqiptar me akuzën e tentativës për përdhunim dhe rrahje brutale të një 20-vjeçareje në Nicë.

40-vjeçari u arrestua në orët e para të së dielës pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa e reja po kthehej nga një festë.

Sipas informacioneve, shqiptari i është afruar vajzës dhe ka tentuar ta përdhunojë, por ajo ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq.

Pas sulmit, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Sipas të njëjtave informacione, 40-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë, ku vuante dënimin për vepra seksuale.

Pas